SPORT, 9 Qershor 2021, 14:00

Benzema tremb Francën, Deschamps qetëson tifozët, asgjë serioze

Benzema tremb Francën, Deschamps qetëson tifozët, asgjë

Kishte gjashtë vite që priste një ftesë nga Kombëtarja por vetëm dy përpara startit të Evropianit, Karim Benzema tremb jo pak Francën.

Sulmuesi pësoi një dëmtim në këmbën e djathtë gjatë miqësores kundër Bullgarisë në “Stade de France”.

Futbollisti i Real Madrid qëndroi në tokë pas një përplasje, stafi mjekësorë u kujdes menjëherë duke bërë që Benzema të kthej sërish në fushë pas disa minutave. Benzema ndjente dhimbje në zonën e gjurit duke e detyruar të braktiste fushës në minutën e 40-të.

Ky moment u përcoll me ankth, por për të qetësuar tifozët ka menduar vetë trajneri Deschamps:

“Mori një goditje të mirë, e zëvendësuam pasi nuk dëshironim të rrezikonim.

Nuk është ndonjë dëmtim serioz”, theksoi tekniku i gjelave. Franca do të luaj sfidën e parë kundër Gjermanisë në Euro2020, një përballje titanësh dhe favoritësh.