LIFESTYLE, 7 Dhjetor 2019, 09:21

VIDEO/ Bebe Rexha: Kjo është artistja ime e preferuar në Shqipëri

VIDEO/ Bebe Rexha: Kjo është artistja ime e preferuar në

Bebe Rexha vizitoi Shqipërinë këtë javë për të dhënë ndihmën e saj për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, por nga ana tjetër gjeti kohën për të dhënë intervistën e saj të parë në Shqipëri. E ftuar në emisionin “Lart e Poshtë” Bebe ka dhënë disa detaje lidhur nga jeta e saj personale dhe karriera. E pyetur nëse Bebe ka një emër shqiptar të preferuar, ajo u përgjigj: “Epo, kam Inva Mulën… sepse e mbaj mend që e vogël që dëgjoja Inva Mulën me CD!” Nga ana tjetër, këngëtarja e “Say My Name” ka rrëfyer se ka dashur të jetë një këngëtare lirike, por preferon më shumë muzikën pop .