AKTUALITET, 5 Maj 2021, 15:35

Basha dhe Rama u takuan në Rinas? Reagon PD: Gënjeshtër për të mbuluar vjedhjen e votave

Basha dhe Rama u takuan në Rinas? Reagon PD: Gënjeshtër për

Partia Demokratike ka mohuar zërat për një takim mes kretarit Luzlim Basha dhe kryeministriot Edi Rama në Rinas.

Në media u raportua se Basha dhe Rama mund të kenë pasur një takim mes tyre, ndërkohë PD e ka hehdur poshtë.

Përmes një deklarate, selia blu ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë takim mes kryedemokratit dhe kryeministrit, duke e cilësuar si gënjeshtër për të mbuluar vjedhjen e votave.

“Nuk ka patur asnjë takim midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Kjo është një gënjeshtër tjetër për të mbuluar vjedhjen më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë nga Rama-Doshi-Rakipi dhe bandat e tyre,” thuhet ne reagimin e PD për mediat.