BALLKAN, 12 Shtator 2023, 14:20

Vuçiç: Lajçakut i kam shpjeguar çështjen e sigurisë së serbëve në Kosovë, do ta përsëris të enjten

Vuçiç: Lajçakut i kam shpjeguar çështjen e

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç këtë të martë në një deklaratë për mediat është shprehur se problemin e sigurisë së qytetarëve të kombësisë serbe në Kosovë ia ka shpjeguar edhe të dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.

Ndërkaq ai i është përgjigjur edhe pyetjes në lidhje me rrahjen e 21-vjeçares Strahinje Petroviç nga Graçanica, nëse do të tregojë problemin e sigurisë së serbëve në Kosovë, ku është shprehur se këtë e ka në fokus në takimin e të enjtes në kuadër të dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Gjithçka që mund të them është se unë kam folur tashmë me Miroslav Lajcak dhe e kam vënë në dukje atë problem. Unë do të vazhdoj ta bëj këtë dhe të enjten do ta vë në dukje,” tha Vuçiç gjatë një vizite në fillimin e punimeve ndërtimore në fabrika e kompanisë austriake Palfinger në Nish.

Ndërkaq kujtojmë se tre shqiptarë të Kosovës akoma të paidentifikuar rrahën Strahinja Petroviçin nga Graçanica, rrugës për në fshatin Dobrotin, jo larg Lipjanit.