TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përfunduar vizitën e tij te babai i tij në Klinikën Interne në QKUK, ndërsa është përcjellë me duartrokitje nga stafi mjekësor dhe dhjetëra mbështetës.
Thaçi ka ardhur në Kosovë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të babait të tij.
“Trupi Gjykues dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake kanë udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë të Hashim Thaçit për ta takuar babain e tij. Gjatë kësaj vizite nën mbikëqyrje, i akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara”, thuhet në njoftimin e Speciales.