BALLKAN, 11 Mars 2025, 18:40

VIDEO/ Ish-pjesëtari i “Beretave të Kuqe” godet me shkop protestuesit anti-Vuçiç

VIDEO/ Ish-pjesëtari i “Beretave të Kuqe” godet me shkop

Dhjetëra burra me uniforma ushtarake dhe anëtarë të shpërbërë të Njësisë për Operacione Speciale kanë arritur në parkun Pionir të Beogradit, ku kanë ngritur çadra. Ky është vendi ku protestojnë “studentët” e presidentit serb, Aleksandar Vuçiçit që mbështesin regjimin e tij.

Mediat proqeveritare raportuan se veteranët kanë ardhur për të mbështetur “studentët që thjesht duan të mësojnë”.

Në disa pamje filmike të publikuara nga mediat, një nga burrat me uniformë hyri në debat me qytetarët nga ana tjetër e gardhit, të cilët kundërshtojnë regjimin e Vuçiçit. Ai i kërcënoi njërin prej tyre duke tundur gishtin tregues dhe i tha se “Do të të rruajmë”.

Njerëzit e pyetën më pas se çfarë kishte ndodhur me këmbën e tij dhe nëse ishte lënduar gjatë ndonjë leksioni.

Ai menjëherë vrapoi drejt gardhit dhe e goditi fort një person me shkop. Nga goditja, telefonit të viktimës i ra nga dora.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by N1 Srbija (@n1srbija_)

 

Burri që u filmua duke kërcënuar dhe duke tundur shkopin ndaj të pranishmëve është identifikuar si Zivojin Zika Ivanovic, i njohur si Zika Crnogorac, kolonel në pension i “Beretave të Kuqe” dhe pjesëmarrës në luftërat në ish-Jugosllavi.

Sipas informacioneve të N1, mes veteranëve me uniforma ishte edhe Zeljko Benak, i cili deri në vitin 2013 ishte aktiv në rrjetin social X. Ai kishte deklaruar në vitin 2012 se ishte anëtar i SNS-së për shkak të ministrit të atëhershëm, Aleksandar Vuçiq dhe presidentit, Tomislav Nikolic.

Zika Crnogorac mori pjesë në rreshtimin e njësisë para Slobodan Milloshevicit në Kullë (Mal të Zi) në vitin 1997, një ngjarje e dokumentuar edhe në video.

I njëjti u filmua edhe në shtator të vitit të kaluar me nënkryetaren e Qeverisë Krahinore, Sandra Bozic, gjatë vizitës në stendën e “Shoqatës së Veteranëve të Beretave të Kuqe” në tubimin “Krajisnikët dhe miqtë” në Kovilovo.