BALLKAN, 13 Gusht 2025, 22:45

VIDEO/ Shpërthejnë protestat antiqeveritare në Serbi, përplasje me policinë! Mbështetësit e Vuçiç qëllojnë me mjete piroteknike

VIDEO/ Shpërthejnë protestat antiqeveritare në Serbi,

Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku nuk kane munguar përleshja mes demonstruesve dhe mbështetësve të pushtetit, të udhëhequr nga Partia Progresive Serbe (SNS) e Aleksandar Vuçiç.

Protestat zhvillohen në Beograd, Novi Sad, Nish, Kragujevac dhe disa qytete të tjera në gjithë vendin.

Një nga vendet e protestës është Novi Beogradi, ku është pezulluar qarkullimi i trafikut, ndërsa në Novi Sad po mbahet një marsh protestues, në të cilin, siç raportoi N1, marrin pjesë shumë qytetarë. Në Novi Beograd situata është e tensionuar, pasi demonstruesit janë ndaluar nga një kordoni policor, pas të cilit ndodhen mbështetës të pushtetit. Në Novi Sad nga ambientet e SNS-së janë hedhur mjete piroteknike, ndërsa demonstruesit kanë thyer dritaret e zyrave të kësaj partie.