BALLKAN, 30 Dhjetor 2023, 23:16

VIDEO/ Pamje nga tërmeti i fortë që tronditi Bosnje-Hercegovinën, qytetarët: Jemi të frikësuar

VIDEO/ Pamje nga tërmeti i fortë që tronditi

Tërmeti me magnitudë 5.4 tronditi këtë të shtunë Bosnje dhe Hercegovinën. Qytetarët të frikësuar kanë dalë jashtë në ambiente të hapura.

Në videot e publikuara në rrjete sociale shihen edhe momentet e lëkundjeve të forta të shkaktuara nga tërmeti.

“Ne jemi të frikësuar, të gjithë jemi në panik, shpresojmë që të ndalet me kaq”, tha një banor i Zenicës.