BALLKAN, 18 Maj 2024, 22:24

Vendoset data se kur do të ripërsëriten zgjedhjet në 7 njësi vendore në Maqedoninë e Veriut

Vendoset data se kur do të ripërsëriten zgjedhjet në 7

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve caktoi 22 majin si datën e rivotimit në 7 vendvotime në njësinë e pestë dhe të gjashtë zgjedhore.

Vendimi erdhi pasi në Gjykatën Administrative u refuzuan paditë e Frontit Evropian për rivotim në Zhelinë, Strugë, Ohër, Krushevë dhe Dollnen.

Gjykata Administrative të gjitha ankesat i ka vlerësuar si të pabaza.