TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Koçan të Maqedonisë së Veriut, por edhe në Shkup janë mbajtur protestë në ndër të vdekjes së 59 personave, të cilët humbën jetën si pasojë e një zjarri të rënë në një diskotekë nate.
Shumë qytetarë u mblodhën sot në Koçan, duke kërkuar drejtësi, ndërsa protestuesit kanë shkuar në lokalin e dytë të pronarit të diskotekës ku ndodhi tragjedia, duke ia shkatërruar atë.
Po ashtu, sipas mediave të Maqedonisë së Veriut, protestuesit në Koçan hodhën vezë dhe shishe në bashkinë e qytetit, duke thyer dyert dhe dritaret.
Ata kanë kërkuar përgjigje nga autoritetet përkatëse për tragjedinë që tronditi qytetin. Ata kërkuan të takohen me kryetarin Ljubço Papazov, i cili tashmë ka dhënë dorëheqjen.