TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Studentët, ata që kanë qenë organizatorë të protestave antiqeveritare në Serbi, e kanë shpallur të mbyllur protestën masive të sotme që u zhvillua në Beograd, dukë bërë kështu që qytetarët të fillojnë të shpërndahen ngadalë.
Rojet e studentëve hoqën jelekët pasi nuk donin të mbanin përgjegjësi për ngjarje të mëtejshme.
Pjesëmarrësit filluan të largohen sheshi Slavija, si dhe nga rruga Mbreti Milan. Ata janë nisur drejt urës së Brankos dhe se bashkë me ta po shkojnë edhe traktorët.
Ndërsa nga ana tjetër, nga Ministria e Brendshme është deklaruar se ka pasur incidente dhe përleshje kanë ndodhur në disa lokacione në Beograd
MPB në Serbi ka njoftuar sonte se në disa lokacione në qendër të Beogradit kanë ndodhur incidente dhe përleshje në mes të disa pjesëmarrësve të protestës, të cilët, sipas tyre, vazhdimisht kanë sulmuar policët, duke u përpjekur t’i pengojnë ata të punojnë.
Siç thuhet, pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet në juridiksionin e tyre për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtyre incidenteve, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, mbrojtjen e qytetarëve dhe ruajtjen e sigurisë.
Një gjest i veçantë ka qenë ai i ndodhur në protestën e mbajtur nga studentët në Beograd. Xhandarmëria hyri në zonën ku qëndronin qytetarët dhe i ka përshëndetur ata.
Ndërkohë sipas mediave serbe, qytetarët thërrisnin “Bravo djema!”.