TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një djalë 4-vjeçar në Megara të Greqisë është dhunuar keq nga njerku i tij. Lajmin e bënë të ditur mediat greke, sipas të cilave, i mituri është dërguar në spital me plagë të shumta dhe në rrezik për jetën. Fëmija u intubua në Thriasio, ku u trajtua në gjendje koma dhe më pas u transferua në ICU të Spitalit të Fëmijëve “Aglaia Kyriakou”. Sipas informacioneve nga dy spitalet bëhet fjalë për një fëmijë të komunitetit rom.
Gjithçka ndodhi në mesditë, rreth orës 15:00, në Vlychos Megaron, në një kamp për romët, kur njerku goditi fëmijën e gruas së tij. Djali u dërgua fillimisht pa ndjenja në Qendrën Shëndetësore Megaron nga nëna e tij 29-vjeçare, ku u gjykua e nevojshme transferimi i tij në spitalin Thriasio dhe më pas në “Aglaia Kyriakou”.
Autori ende nuk është arrestuar. Operacioni i Policisë për gjetjen dhe kapjen e autorit vijon, ndërsa në shtëpinë e familjes ndodhen tre fëmijët e mitur të nënës, 10, 9 dhe 8 vjeç. Familja jeton në zonën e Vlychos në Megara.