TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komuniteti lokal në Mytilene, Greqi, është tronditur nga lajmi tragjik i humbjes së jetës së një gruaje 26-vjeçare, e cila u gjet e vdekur të shtunën në mëngjes.
Siç raporton Aeolos.tv, gruaja kishte dalë me shoqet e saj natën e kaluar dhe nuk u zgjua të nesërmen në mëngjes, në ditëlindjen e saj. Policia dhe mjekët ligjorë shkuan me nxitim në vendngjarje, ndërsa ekspertiza pritet të hedhë dritë mbi rrethanat e vdekjes.
26-vjeçarja thuhet se u gjet pa ndjenja nga nëna e të dashurit të saj. Sipas të njëjtit burim, gruaja e re ishte me origjinë nga Plomari dhe punonte në një dyqan në ishull. Ajo jetonte në shtëpinë e prindërve të partnerit të saj, me të cilin kishte ëndrra për të ardhmen.
Partneri i saj u largua herët në mëngjes për në punë dhe e telefonoi, por pa marrë përgjigje. Më pas i kërkoi nënës së tij që të shkonte ta zgjonte, dhe ajo e gjeti pa ndjenja dhe njoftoi menjëherë policinë dhe ambulancën.
Për momentin, mundësia e një akti kriminal është përjashtuar, ndërsa gruaja nuk raportohet të ketë pasur ndonjë problem shëndetësor. Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të japë më shumë sqarime për rrethanat e vdekjes.