TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një pjesë e të burgosurve në “Idrizovë” të Maqedonisë së veriut, kanë gërmuar një tunel 50 metra për arratisje.
Sipas informacioneve që përcjellin mediat vendase, tuneli ka disa muaj që ishte hapur, ndërsa në të qëndrojnë të dënuar me burgim të përjetshëm ose me shumë vite burg.
Gërmimi i tunelit është i mirëorganizuar, ndërkaq disa prej të burgosurve kanë punuar me turne.
Për ngjarjen reagoi edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski i cili menjëherë shkarkoi drejtorin Shpend Tahiri dhe emëroi Zoran Jovanovskin.