TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një sherr me thika ka ndodhur mes dy shqiptarëve të Kosovës në qytetin Bière në Zvicër. Si pasojë një 28-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur ka humbur jetën për shkak të plagëve të rënda. Viktima kishte marrë një plagë në gjoks. Autori ishte një 55-vjeçar, po shqiptar i Kosovës, i cili është arrestuar.
Policia zvicerane njoftoi se 28-vjeçari shqiptar u gjet i shtrirë në tokë dhe kishte humbur shumë gjak. Pavarësisht se mjekët mbërritën në vendngjarje, i riu nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra në sherr.
Raportohet se të dy shqiptarët njiheshin më herët me njëri-tjetrin. Viktima nuk jetonte zyrtarisht në Zvicër. Mediat zvicerane shkruajnë se vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të krimit.