TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Novi Sad po zhvillohet protesta studentore me moton “Serbi, a po dëgjohemi?”, e thirrur për të kundërshtuar brutalitetin policor dhe për të kërkuar drejtësi për qytetarët. Tubimi nisi me një minutë heshtje në nderim të 16 viktimave nga shembja e mbulesës në Stacionin Hekurudhor më 1 nëntor 2024.
Ministria e Punëve të Brendshme ka paralajmëruar se disa pjesëmarrës të tubimit të paautorizuar mund të tentojnë të sulmojnë policinë, e vendosur para Fakultetit të Filozofisë dhe Fakultetit të Sportit dhe Edukimit Fizik. Autoritetet kërkojnë respektimin e ligjit dhe theksojnë se çdo sulm do të sjellë ndërhyrje ligjore për mbrojtjen e jetës, sigurisë dhe rendit publik, raporton N1.
Protestat kundër pushtetit të presidentit Aleksandar Vuçiç kanë vijuar për muaj me radhë. Në një nga marshimet e fundit në Nish, disa qytetarë hodhën vezë në ambientet e hapura të “Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin”, duke rritur tensionet në vend.