TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian Riho Terras ka reaguar pas një bisede mes liderit serb Aleksander Vuçiç dhe liderit rus Vladimir Putin, ku ky i fundit i ka dhënë mbështetjen ruse autoriteteve të Serbisë ndërsa përballen me protesta antiqeveritare.
Terras në reagimin e tij ka theksuar se ndërhyrjet ruse s’janë diçka e re.
Po ashtu, ai ka kritikuar presidentin serb Vuçiç, duke shkruar se ai e sheh të ardhmen e Serbisë nën diktatin e Putinit.
‘‘Modelet e ndërhyrjeve të Rusisë nuk janë asgjë e re dhe Presidenti Vucic nuk lë asnjë dyshim – ai e sheh të ardhmen e #Serbisë nën diktatin e #Putinit’’, ka shkruar ai.

Në lajmin e Reuters, atë që eurodeputeti Terras e ka shpërndarë në postimin e tij, ndër tjerash theksohet edhe se protestat kundër korrupsionit të udhëhequra nga studentët janë përhapur në të gjithë vendin gjatë katër muajve të fundit që kur 15 persona u vranë kur një tendë u shemb në një stacion treni të sapo rinovuar në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh i Serbisë.
Russia's pattern of interfering is no news and President #Vucic leaves no question - he sees #Serbia's future under #Putin's dictate.@EPPGroup @Europarl_EN pic.twitter.com/ZONzibDymp
— Riho Terras (@RihoTerras) March 7, 2025