TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë paralajmëruar në 6 prill një protestë masive, e nxitur prej faktit që nuk u lejohet ta mbajnë provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare. Ky provim i domosdoshëm për ushtrimin e profesionit juridik si avokat, gjyqtar apo prokuror, në praktikë zhvillohet kryesisht në gjuhën maqedonase, edhe pse shqipja ka ligjërisht status zyrtar.
Argumenti i studentëve është se kjo situatë krijon një pengesë për ta dhe shumë pabarazi, pasi kufizon mundësitë e tyre profesionale dhe ndikon drejtpërdrejtë në përfaqësimin e shqiptarëve në sistemin gjyqësor të vendit fqinj. Kërkesat e tyre janë që provimi të zhvillohet plotësisht në shqip, me procedura të barabarta për të gjithë kandidatët dhe zbatim real të të drejtave gjuhësore të garantuara me ligj.
Iniciatori i protestës, Mevlan Ademi, u shpreh: “I ftojë të gjithë të vijnë, kemi kauzë që duhet të na bashkojë jo të na përçaje…”.
Ademi përcolli një falënderim të veçantë edhe për ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, duke vlerësuar angazhimin e tij institucional. Protestën e studentëve e ka mbështetur edhe nënkryetari i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, i cili përkrahu hapur aksionin e paralajmëruar të tyre të hënën në 6 prill, duke e cilësuar një reagim të drejtë ndaj kërkesave legjitime.