TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje shtesë lidhur me kontrollet që kanë bërë të premten në disa komuna në veri të vendit.
Policia njofton se çështja ka të bëjë me falsifikim dokumentesh, ndërsa kontrollet janë bërë në veri të Mitrovicës, në Zveçan, Leposavic dhe në Zubin Potok të premten në ora 09:00.
“Njësitë policore kanë bërë kontrolle në disa komuna, ku dyshohej për falsifikim të dokumenteve dhe po zhvillohej aktivitet ilegal”, thuhet në raport.
Policia bën të ditur se janë arrestuar tri të dyshuara femra dhe janë sekuestruar dokumente të ndryshme.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.