TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Kosovës gjatë patrullimit në Banjskë të Zveçanit, kanë gjetur një flamur serb në afërsi të një kodre, ndërsa aty pranë janë gjetur edhe 34 gëzhoja, një karikator kallashi dhe 689 fishekë kalibrash të ndryshëm.
Lidhur me rastin nuk ka ende asnjë person të arrestuar apo të proceduar, ndërsa rasti është ende nën hetim.
“Fsh. Banjskë, Zveçan / 04.01.2024 – 13:45. Njësia policore gjatë patrullimi në afërsi të një kodre ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë, 34-gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689-fishekë kalibrash të ndryshëm. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.
Kujtojmë që më 24 shtator të vitit të kaluar, Policia e Kosovë u sulmua nga një grup terrorist në këtë fshat, ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.