TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Agjencia e Statistikave të Kosovës, në bashkëpunim me 'ReKOS 2024', ka realizuar një studim mbi situatën e papunësisë në vend. Sipas rezultateve të këtij hulumtimi, shkalla e papunësisë në Kosovë është rreth 13.9%.
Në raport theksohet se analiza përfshin të dhëna të ndryshme si gjinia, përkatësia etnike dhe lloji i vendbanimit, si dhe gjendja e popullsisë së moshës 15 deri 64 vjeç sipas aktivitetit ekonomik.
Po ashtu, niveli i jo-aktivitetit në tregun e punës arrin mbi 51.6%, duke u konsideruar një nga problemet kryesore ekonomike. Kjo dukuri është më e theksuar te femrat, ku përqindja e jo-aktivitetit është 65.4%, ndërsa te meshkujt është dukshëm më e ulët, rreth 37.8%.
Sa i përket sektorëve që punësojnë më shumë njerëz, ato kryesore janë tregtia me 19.7%, prodhimi me 12.7%, ndërtimtaria me 9.6%, arsimi me 8.5% si dhe administrata publike dhe mbrojtja me 8.2%.
Femrat ishin të punësuara, kryesisht në sektorët e tregtisë, arsimit dhe kujdesit shëndetësor, me 48,9 % të tyre. Ndërsa, meshkujt ishin kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, prodhimit, ndërtimtarisë, administratës publike dhe mbrojtjes, në aktivitetet e akomodimit dhe shërbimeve me 63,2 %.