TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ishte prezent në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku u miratua propozimi për rezolutën e për gjenocidin e Srebrenicës.
Pasi u miratua propozimi i draftit, Vuçiç nuk e priti aspak mirë dhe vendosi të mbulohej me një flamur të Serbisë. Edhe pse liderit serb iu kërkua që ta hiqte flamurin nga shpatullat, ai u shpreh se “askush në botë” nuk mund t’ia marrë atë.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot rezolutën që shpall 11 korrikun Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.