TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Haxhi Thaçi është varrosur sot në Burojë. Në mesin e kurorave me lule ishte dhe ajo e ish-presidentit dhe në të cilën shkruhej: "Në spital të thashë lamtumirë, babë! Nga Haga të them, mirupafshim në parajsë!"
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës njoftoi dje se Gjykata Speciale ka refuzuar të lirojë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për të qenë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të babait të tij.
Babai i ish-presidentit Haxhi Thaçi ndërroi jetë të dielën mbrëma disa ditë pasi ai e vizitoi në spital.