BALLKAN, 24 Janar 2025, 17:54

Ndodh në Greqi! U kërkoi masazh nxënësve, merret nën hetim mësuesi

Ndodh në Greqi! U kërkoi masazh nxënësve, merret nën

Ministria e Arsimit e Greqisë ka nisur një hetim urgjent administrativ pas akuzave për sjellje të papërshtatshme të një mësuesi të edukimit fizik në një shkollë të mesme profesionale në ishullin Evia, pranë Athinës, i cili dyshohet se u kërkoi nxënësve ta masazhonin.

Sipas akuzave, gjatë një mësimi për teknikat e masazhit të Greqishtes së lashtë, mësuesi dyshohet se ka kërkuar që nxënësit t’i masazhojnë shpinën.

Ngjarja u bë publike pasi një foto u shfaq në rrjetet sociale ku shihet mësuesi i shtrirë gjysmë i zhveshur në një tavolinë masazhi. Me rastin janë njoftuar autoritetet nga Drejtoria e Arsimit të Mesëm dhe Ministria e Arsimit, e cila ka kërkuar menjëherë fillimin e hetimeve. Për momentin nuk ka më shumë informacione rreth rastit.