TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka takuar një delegacion të Listës Serbe, të kryesuar nga kryetari i kësaj partie, Zlatan Elek, këtë të mërkurë në Prishtinë.
Në një komunikatë për media, Lista Serbe deklaroj se gjatë takimit i kane theksuar emisarit te Be per dialog “gjendjen jashtëzakonisht të rëndë në të cilën ndodhet populli serb në Kosovë”. Kjo “gjendje e serbëve”, sipas partisë së mbështetur nga Beogradi, është si “pasojë e politikës antiserbe të qeverise në Prishtinë”. Madje Lista serbe këtë takim pretendoi për sulme fizike ndaj qytetarëve serbë, përfshirë edhe fëmijë nga autoritetet e policisë se Kosovës por pa specifikuar rastet.
Po ashtu, kjo parti u ankua para emisarit europian se kryeministri Albin Kurti i dha një mandat ministrit Nenad Rashiç me “vota të shqiptarëve”. Kjo parti tha se ka kërkuar nga i dërguari i ri “që të jetë neutral dhe të bëjë gjithçka që është e mundur që marrëveshjet e nënshkruara të zbatohen, veçanërisht në lidhje me formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka theksuar ne ditën e tij te fundit te vizitës ne Prishtine edhe rëndësinë e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, duke e cilësuar këtë si domosdoshmëri humanitare, pas një vizite qe beri në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Në ditën e parë Sorensen ka takuar krerët e shtetit dhe liderët e partive opozitare, ndërsa ditën e dyte vizitoj një nga pikat kufitare mes Serbisë dhe Kosovës.