BALLKAN, 16 Mars 2026, 16:31

Lavrov: Brukseli i vendos Serbisë dy kushte kryesore për integrimin në BE, nga njohja e Kosovës te sanksionet ndaj Rusisë

Lavrov: Brukseli i vendos Serbisë dy kushte kryesore për integrimin

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka deklaruar se Bashkimi Evropian padyshim dëshiron që Serbia t’i bashkohet luftës së saj kundër Rusisë si një kusht i detyrueshëm për integrimin evropian.

Sipas diplomatit më të lartë rus, në kontekstin e përpjekjeve të Beogradit për integrim evropian, Moska e pyeti se çfarë planifikonte të bënte me dy ultimatumet e Brukselit, përkatësisht të njihte pavarësinë e Kosovës dhe të lidhej me politikat e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, duke përfshirë edhe bashkimin me sanksionet anti-ruse.

“Kjo çështje është ende aktuale sepse burokracia e Brukselit nuk mund të mos e kuptojë se Serbia është në një situatë të vështirë dhe nuk kam dyshime se kërkesat e Brukselit që Serbia të mbështesë plotësisht politikën e jashtme dhe veprimet e BE-së në fushën e sigurisë nënkuptojnë bashkimin me luftën në Ukrainë”, tha ai.