TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një stuhi e fuqishme ka goditur sot Kroacinë, ku janë raportuar dëme materiale, si në shtëpi private, ndërtesa kolektive ashtu dhe në infrastrukturë.
Pamje të ndryshme, tregojnë pamje nga Zagrebi dhe pjesë të ndryshme të Kroacisë. Aty shihen druaj që janë rrëzuar nga erërat e forta, kurse në disa raste janë shkulur edhe çatitë e objekteve.
Në terren kanë dalë pjesëtarë të shumtë të zjarrfikësve që po bëjnë të pamundurën të lirojnë rrugët për qarkullim, pasi janë bllokuar nga drunjtë e rrëzuar.
Autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët në zona të caktuara të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin daljet, përveç nëse janë të nevojshme.