BALLKAN, 5 Janar 2023, 14:51

Kroaci/ 43-vjeçari masakron ish-bashkëshorten dhe vajzën. Më pas përplaset për vdekje nga një kamion

Kroaci/ 43-vjeçari masakron ish-bashkëshorten dhe vajzën.

Tragjedi në Kroaci. 43-vjeçari, Goran Knezheviç, ka sulmuar me sëpatë ish-bashkëshorten dhe fëmijën e tij një vjeç e gjysmë, në Zagreb.

Si pasojë e sulmit, vogëlushja ka vdekur në një spital të Zagrebit, ndërsa nëna e saj ka pësuar lëndime të rënda fizike.

Knezheviç u arratis pas sulmit dhe vdiq pak më vonë në një aksident në unazën e Zagrebit, kjo ndodhi pasi i kishte zbritur nga makina dhe ishte përplasur nga një kamion.

Siç ka mësuar portali Index, Goran Knezheviç ka qenë i njohur edhe më parë për policinë për shkak të sjelljeve problematike dhe grabitjeve, për të cilat ishte në burg.