BALLKAN, 28 Dhjetor 2023, 18:28

Hynë në grevë urie pas zgjedhjeve, dy deputetët e opozitës serbe përfundojnë në spital

Hynë në grevë urie pas zgjedhjeve, dy deputetët e

Deputetët e Kuvendit të Serbisë, Janko Veselinoviç dhe Danijela Grujiç, kanë njoftuar se do ta ndërpresin grevën e urisë pas këshillimit me mjekët. Dy përfaqësuesit e opozitës nis grevën në shenjë proteste ndaj rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme në Serbi, ku partia në pushtet e presidentit Aleksandar Vuçiç ruajti pushtetin.

Veselinoviç ka njoftuar në Twitter se të dy politikanët janë vendosur në Qendrën Klinike të Vojvodinës. “Ne jemi mirë. Mos u shqetësoni. Nuk e kemi përfunduar ende grevën e urisë. Por, me këshillën e mjekut do ta ndërpresim sot”, ka shkruar Veselinoviç në platformën X.

Grujiç filloi grevën e urisë më 21 dhjetor, ndërsa Veselinoviç dy ditë më vonë sipas mediave serbe. Koalicioni kryesor opozitar, “Serbia kundër dhunës” kërkon anulimin e zgjedhjeve me pretendimin se ka pasur vjedhje elektorale.