TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj konsideron se skenari i regjimit pro-rus të Serbisë për destabilizimin e Kosovës “është duke hyrë në një fazë kritike”.
Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka kërkuar nga kryeministri që të përgatiten për situatën aktuale dhe veprimet që do të marrin. Kreu i AAK-së ka theksuar se kjo situatë mund të përshkallëzoj.
"Skenari i regjimit pro-rus të Serbisë për destabilizimin e Kosovës, po hyn në një fazë kritike.
Mbyllja e pikave kufitare njëra pas tjetrës, sulmet e grupeve kriminale të sponsorizuara nga Serbia, ndaj qytetarëve, gazetarëve, Policisë, Eulexit e pjesëtarëve të KFOR-it dhe kujtdo tjetër që e kundërshton këtë skenar ogurzi, kanë marrë përmasa shqetësuese.
Gjendja mund të përshkallëzojë dhe të dalë krejtësisht jashtë kontrollit.
Prandaj në një situatë të tillë, është urgjente që Kosova të mobilizojë gjithë potencialin e vet politik, diplomatik, intelektual e të sigurisë në përballje me këtë rrezik të madh.
I bëj thirrje Kryeministrit që të sillet në përputhje me situatën e krijuar!
Serbia nuk zmbrapset me retorika boshe luftënxitëse e as me “trimat e rrjeteve sociale”.
Gjendja është e rëndë dhe kërkon maturi e koordinim, jo vetëm me faktorin e brendshëm por edhe me partnerët ndërkombëtarë.
Njëkohësisht, lus partnerët e sigurisë, posaçërisht Washingtonin, që ta marrin nën kontroll situatën në veri dhe ta ndalin përshkallëzimin e mëtejmë, i cili paraqet rrezik edhe për paqen në rajon!", shkruan Haradinaj.