TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qendra e Paraburgimit në Scheveningen të Hagës ku po mbahen në paraburgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka ndaluar këtë të shtunë dhe të diel telefonatat dhe komunikimet përmes video-lidhjes (platformës zoom) mes të paraburgosurve dhe familjarëve të tyre.
Vëllau i ish-presidentit Thaçi, Blerim Thaçi ka thënë se teksa ishin bërë gati që të niseshin për në Hagë, papritmas ishin njoftuar se vizita u ishte anuluar.
“Sot, deri sa ishim nisur për të shkuar në Hagë dhe i kishim bërë të gjitha rezervimet e nevojshme atje, pasi që nesër kishim vizitë të konfirmuar te vëllai ynë, na ka ardhur një njoftim që na është anuluar vizita, pa na e dhënë asnjë arsye, asnjë sqarim”, ka thënë Blerim Thaçi.
“Për ne si familje, kjo sjellje është vërtet e papranueshme. Jo vetëm që po i mbajnë të paraburgosur jashtë çdo praktike juridike, duke ua shkelur edhe të drejtat njerëzore, por tash po na penalizojnë edhe neve, familjarëve të tyre, duke mos na lejuar as që t’i vizitojmë e takojmë familjarët tonë. Përpos që po i mbajnë padrejtësisht në burg që tri vjet, tash po mundohen t’i izolojnë edhe më shumë, duke mos iu lejuar as vizitorë. Kjo nuk ka lidhje me drejtësi’’, ka thënë vëllai i ish-presidentit Thaçi, Blerim Thaçi.
Por, i njëjti njoftim u kishte shkuar edhe vizitorëve të tjerë, përfshirë këtu edhe kryetarin e Vushtrrisë, Ferit Idrizi, të cilit iu është anuluar vizita tek ish-krerët e UÇK-së.