LIFESTYLE, 1 Gusht 2018, 20:10

Alba Hoxha reagon ashpër për lajmin e fejesës me Albi Nakon

Albi Nako dhe Alba Hoxha janë dyshja më e përfolur e showbizi-it shqiptar, për shkak të një lidhje të mundshme mes tyre. Megjithatë sa herë që është folur për ta, asnjëri prej tyre nuk i ka pranuar thashethemet. Pavarësisht se këto kohët e fundit Alba ka treguar shpesh nëpërmjet postimeve në ‘Instagram’ se është ‘single’, prapë në media ka qarkulluar lajmi se ajo dhe Albi po nisin organizimet e fejesës.

Por duket se balerina është e lodhur nga thashethet, për këtë arsye ka reagur ashpër ndaj tyre. Në një prononcim për ‘Revista Class’ Alba ka thënë: “Fejesa është një shpikje. Asgjë nuk është e vërtetë dhe mjaft më me aludime të tilla”. Gjithashtu ajo ka mohuar për të disatën herë marrëdhënien me Albin. “S’jam në marrëdhënie me Albin dhe nuk dua të flitet më për këtë”, – ka shtuar Alba.