AKTUALITET, 13 Janar 2024, 20:56

Zjarri në repartin e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës, reagon kryebashkiaku Benet Beci

Zjarri në repartin e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës,

Mbrëmjen e sotme (13 janar), rreth orës 18:30, në repartin e kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ra zjarr në një nga dhomat e mjekëve.

Sipas policisë dyshohet se shkak është bërë një shkëndije elektrike, ndërsa për fat të mirë ka pasur vetëm dëme materiale.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe kryebashkiaku, Benet Beci, i cili shprehet se zjarri është izoluar dhe falë informimit dhe ndërhyrjes së shpejtë, u shpëtuan pacientët dhe stafi në detyrë.

Reagimi i plotë:

Zjarri i rënë në repartin e kirurgjisë në Spitalin e Shkodrës mbrëmjen e sotme, është izoluar.

Shpejtësia në informim e ndërhyrje  bëri që flakët e zjarrit të izolohen, duke shpëtuar pacientët dhe personelin në detyrë.

Mirënjohje forcave të zjarrfikëses.