AKTUALITET, 13 Janar 2024, 20:19

Zjarri në repartin e Kirurgjisë, drejtori i spitalit: Pacientët u evakuuan në kohë

Zjarri në repartin e Kirurgjisë, drejtori i spitalit: Pacientët u

Flakët kanë përfshirë ditën e sotme pavionin e Kirurgjisë në spitalin e Shkodrës, teksa dyshohet se shkak është bërë lënia ndezur e një ngrohëseje në një dhomë. Dyshohet se ngrohësja e dhomës së mjekut, mund të ketë shkaktuar shkëndijë elektrike.

Për ngjarjen kanë folur drejtori i spitalit të Shkodrës, Senad Halluni dhe mjeku kirurg Gëzim Galiqi, të cilët kanë deklaruar se pacientët janë evakuuar në kohë dhe se situata është nën kontroll.

“Zjarri ka rënë në një dhomë në repartin e kirurgjisë. Zjarrfikësja është lajmëruar në kohë rekord dhe është ndërhyrë menjëherë. Transportimi i pacientëve është bërë menjëherë në pjesën tjetër. Nuk ka asnjë dëmtim të të sëmurëve. Po punohet për gjetjen e shkakut, situata është në kontroll”, tha drejtori i spitalit.