TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qeveria ka miratuar kompensimin financiar për shoqëritë e transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës, për shkak të situatës në tregun e karburanteve.
Sipas vendimit, kompanitë e transportit do të përfitojnë 50 lekë kompensim për çdo litër karburanti të konsumuar gjatë muajve mars, prill dhe maj 2026.
Kompensimi do të llogaritet mbi sasinë e karburantit të përdorur në këtë periudhë, por jo më shumë se konsumi i të njëjtëve muaj të vitit 2025 për secilën kompani.
Fondi total i parashikuar për këtë mbështetje është 250 milionë lekë. Një pjesë do të mbulohet nga fondi rezervë i shtetit, ndërsa për linjat urbane të Tiranës financimi do të bëhet nga Bashkia e Tiranës.
Për të përfituar kompensimin, subjektet duhet të aplikojnë çdo muaj pranë tatimeve dhe të dorëzojnë dokumentacionin përkatës, përfshirë faturat e karburantit dhe licencat e transportit.
Kërkesat do të pranohen deri më 1 gusht 2026.
Qeveria thekson se do të kryhen edhe kontrolle në terren për të shmangur abuzimet me skemën e kompensimit.