TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është shtyrë për të tretën herë seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt, i cili dyshohet se qëlloi për vdekje Pjerin Xhuvanin.
Vendimi u mor pasi në seancë mungonte avokati i një prej efektivëve Shqiponja, që ishin të pranishëm në ngjarjen e 21 janarit 2021.
Vrasja e Pjerin Xhuvanit
Vrasja e militantit të PS-së Pjerin Xhuvani ndodhi në 21 prill, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, duke tronditur opinionin publik.
Pas ngjarjes, Paplekaj ka ndaluar një makinë që po kalonte rastësisht në zonë duke i drejtuar armën drejtuesit të saj.
Pasi i ka marrë makinën, Paplekaj është nisur me automjet drejt Tiranës ku është drejtuar për te reparti i Forcave Speciale RENEA dhe ka hyrë në zyrën e Komandantit, të cilit i ka treguar se çfarë kishte ndodhur. Më pas, i shoqëruar nga ai, është dorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Arbër Paplekaj, pas dorëzimit në Polici ka pohuar se ka qëlluar për vetëmbrojtje dhe nuk kishte qëllim të ekzekutonte aktivistin e PS-së.
Paplekaj ka thënë se personat që po lëviznin me makinën me para dhe karta identiteti kanë qëlluar me armë ndaj tyre, pasi i kanë ndaluar për t’i denoncuar në Polici.
Fillimisht ai nuk ka pranuar të ketë qëlluar me dashje në drejtim të Xhuvanit dhe ka thënë se e gjitha ka filluar pas një denoncimi për shpërndarje parash.
Çfarë ka deklaruar
Gjatë seancës gjyqësore ku u vendos masa e sigurisë, Paplekaj u shpreh: “Ndjehem i tronditur sepse një njëri ka mbetur i vrarë. Dhe nuk e di se cila është gjendja e familjes sime”.
Sipas Prokurorisë, në incidentin e rëndë që shoqëroi fushatën zgjedhore, ka rezultuar se Arbër Paplekaj, përveç viktimës, ka qëlluar me armën e tij edhe efektiven e Policisë Xhensila Sota, e cila kishte mbërritur në vendin e ngjarjes për të ndërhyrë në konfliktin mes shtabeve elektorale të PS-së dhe PD-së.
Të plagosur në ngjarje mbetën edhe tre persona të tjerë.
Nga pamjet filmike të analizuara dhe ekspertizat e kryera, ka rezultuar se Paplekaj është personi që qëllon në këndin e drejtimit, ku dhe punonjësja e policisë është duke qëndruar prapa një furgoni të forcave të rendit.
Arbër Paplekaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim.