TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë në lidhje me çështjen "McGonigal" fill pasi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti "viktimë-Basha" që po respekton Kodin e Heshtjes së kryeministrit. Në një reagim të shkurtër në Twitter, Basha thotë se e drejta doli, edhe pse vonë, ndërsa shton se Shqipëria do të bëhet vend i mundësive me SHBA në krah.
Postimi:
E drejta vonon por nuk harron! Me SHBA në krah Shqipëria mund dhe do të bëhet vendi i mundësive per shqiptarët.????????????????????
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) January 30, 2023
Çfarë tha Berisha më herët? Viktimë- Basha hesht. Si ka mundësi? Rama ka përdorur McGonigal si vrasës me pagesë. Guvernatorja qëndron ndërkohë pas heshtjes së tij të turpshme. Mirë Rama që është autor i një vepre makabre, po viktima e tij, si nuk gjen forcë të shqipërojnë një fjalë të vetme.
I bëj thirrje çdo shqiptari të shtrojë pyetjen, si ka mundësi? A ka një detyrim ndaj atyre që e mbështesin akoma? Të bëjë transparencë dhe të thotë kush i bën presion për të mbyllur gojën. Unë nuk jam i habitur, e kam quajtur peng Basha, por në situatën e re të krijuar, ai duhet të flasë. Ka një detyrim. Kodi i Heshtjes po respektohet si nga krimineli edhe nga viktima.
Reagimi i Bashës vjen pak ditë pasi u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës.
McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin.
Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal.