TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mashtron lidhur me hetimet që janë hapur ndaj tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për skandalin e ish-zyrtarit të FBI, McGonigal.
“Ky dokument i publikuar nga “Bussines Insider” në shtator 2022, është dokumenti që fakton se gjykata e SHBA Juria me 24 vetë, është juria më e madhe për çështjet sensitive, prokurori ka paraqitur në juri këto kërkesa që i ka miratuar juria e madhe për të hetuar prokurori në SHBA Ramën e qeverinë shqiptare, ka marrë autorizimin e gjykatës”, tha Berisha.
Sali Berisha: Këto ditë moria e lakejve, e lëpirësve kanë bërë gjithë të dezinformojnë ju në mënyrën më të shpifur të shëmtuar, të neveritshme.
Ju kanë mashtruar ju se Edi Rama nuk është nën hetim. Ky është një trillim i paskrupullt, i pacipë.
Të tjerë mund ta kenë bërë me naivitet. Por ky është një akt i shëmtuar ndaj informimit të publikut,.
Rama me vendim gjykate të SHBA është në hetim total.
Ky dokument i publikuar nga “Bussines Insider” në shtator 2022, është dokumenti që fakton se gjykata e SHBA Juria me 24 vetë, është juria më e madhe për çështjet sensitive, prokurori ka paraqitur në juri këto kërkesa që i ka miratuar juria e madhe për të hetuar prokurori në SHBA Ramën e qeverinë shqiptare, ka marrë autorizimin e gjykatës.
Të gjithë ata që ju thonë se Rama nuk është në hetim, mashtrojnë. Një urdhër i tillë është hetim, hetim, e vetëm hetim. Ky urdhër thotë regjistrime, dokumente materiale të lidhura me sa vijon: Të gjitha materialet në posedim që dokumentojnë çdo komunikim personal, jo vetëm të mesazheve celulare, email elektronike. SMS të enkriptuara. SMS në aplikacione, letra, shënimet mes jush dhe Charls McGonigal lidhur me çështjet: Agron Neza….
Berisha: Edhe viktim-Basha ka mbyllur gojën si me zinxhirë, heshtja e tij është e turpshme
“Në këto momente kur zien e gjithë bota, kur zien mediat e gjithë botës dhe jo vetëm të SHBA, ajo që bën përshtypje më të madhe është se edhe viktim-Basha ka mbyllur gojën si me zinxhirë.
A mund të imagjinoni ju ndonjëherë, një rast kur krimineli që e vrau atë, që përdori një nga njerëzit më të fuqishëm të planetit në fushën e zbulimit kundër tij, tani nuk flet prej 7 ditësh asnjë fjalë, sikur nuk ekziston.
Ftoj shqiptarët të pyesin: si ka mundësi? Si ka mundësi që ky njeri tani që u bë e qartë se Edi Rama ka përdorur McGonigal si vrasës me pagesë në aferën Muzin kundër tij, nuk thotë një fjalë të vetme.
Gjithçka flet se përsëri, guvernatorja qëndron prapa heshtjes së tij.
Heshtjes së turpshme, të turpshme, të turpshme.
Mirë Rama, që është autori i një vepre makabër, por viktima e tij, si nuk gjen forcë të shqipërojë një fjalë të vetme?
I bëj thirrje çdo shqiptari të shtrojë pyetjen: çfarë ndodh, si ka mundësi? A ka një detyrim minimal ky njeri, qoftë edhe ndaj atyre që e kanë mbështetur gjer në fund, por edhe tani madje e mbështesin, të bëjë transparencë.
Të bëjë transparencë edhe kush i bën presion për të mbyllur gojën.
Unë nuk jam i habitur, e kam quajtur peng atë, por në situatën e re të krijuar, ai ka një detyrim. Njeriu gjithmonë ka një detyrim jashtë vetes së tij.
Ky është kodi i heshtjes që zbatohet me fanatizëm si nga krimineli, edhe nga viktima”.