AKTUALITET, 7 Maj 2024, 12:30

VIDEO/ Përshkallëzohet protesta, hidhet molotov në hyrje të bashkisë së Tiranës

VIDEO/ Përshkallëzohet protesta, hidhet molotov në hyrje të

Është përshkallëzuar situata në protestën që po zhvillohet para bashkisë së Tiranës. Protestuesit kanë hedhur molotov në drejtim të godinës së bashkisë. 

Efektivët e policisë kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit menjëherë. Shpërthimet e molotovit kanë ndodhur teksa po mbante fjalën e tij anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi. 

“Kjo protestë bëhet për t’ju mbrojtur ju sepse në fund bëhen koka turku qytetarët dhe punonjësit e thjeshtë”, tha Këlliçi.

Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për të qetësuar situatën. Ndërkohë, policia ka bërë thirrje me megafon që protestuesit të ndalin hedhjen e molotovit.