TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qytetarët janë mbledhur ditën e sotme në protestën e radhës të opozitës para bashkisë së Tiranës. Në këtë protestë ka marrë pjesë edhe aktori Mehdi Malkaj.
Aktori gjatë fjalës së tij u shpreh se nuk ka kohë për rrotacion, por duhet të përmbyset kjo qeveri. Ai më tej shtoi se kjo duhet të ndodhë edhe nëse do të dhunohen nga policia.
“Nuk kemi kohë për rrotacion. Duhet të ngrihet populli. Ngrijeni pak popullin nga gjumi, nuk bëhet ndryshe. Është fjala për përmbysje. Do të na rrahin ata? Le të na rrahin. Unë kam vetëm një problem, nuk më ngjiten kockat më. Unë e dua Shqipërinë, e dua këtë flamur, në emër të këtij flamuri kanë rënë të gjithë heronjtë e vërtetë”, tha ai.