AKTUALITET, 9 Korrik 2022, 17:51

U gjet i pajetë në Itali, i riu shqiptar sapo ishte bashkuar me familjen, punonte në bujqësi

U gjet i pajetë në Itali, i riu shqiptar sapo ishte bashkuar me

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Itali, ku një i ri shqiptar u gjet iu pajetë në një tokë bujqësore.

Mediat raportojnë se 20-vjeçari, kishte vetëm pak kohë që kishte filluar punë, pasi ai ishte bashkuar me familjen e tij, që prej vitesh jetonte në Sparanise, në Agro Caleno.

Ashtu si prindërit e tij, 20-vjeçari kishte gjetur punë në një fermë të madhe të specializuar në kultivimin e prodhimeve të serave.

Dyshimet e para për vdekjen e papritur të tij, lidhen me temperaturat e larta, por priten rezultatet e autopsisë.