AKTUALITET, 9 Korrik 2022, 17:24

Gjendet i pajetë 20-vjeçari shqiptar në Itali, dyshimet e para

Gjendet i pajetë 20-vjeçari shqiptar në Itali, dyshimet e para

Një shqiptar 20-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në një arë në Itali.

Raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fermë në Falciano del Massico. Djali ishte duke punuar në një serë kur u rrëzua përtokë dhe humbi jetën.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët e Mondragone dhe kanë hapur hetimet e nevojshme për rastin.

Trupi i pajetë i 20-vjeçarit u transferua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Caserta për hetime të dobishme për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, të cilat do të ishin – të paktën nga konstatimet e para të bëra – të shkaktuara nga një sëmundje natyrale.

Deri më tani dyshohet se ka qenë vapa ajo që ka shkaktuar vdekjen e të riut.