TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Atentat me pasojë vdekjen në Shkodër. Pashko Ujka, ish-kryetari i Komunës Velipojë si dhe ish-deputet i Aleancës Demokratike, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, teksa ishte qëlluar me plumb në shpinë, duke i prekur shtyllën kurrizore. Ujka ishte plagosur edhe dy herë të tjera me dy tentativa, por kësaj radhe ishte fatale për të.
Me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, 64-vjeçari Ujka ka ndërruar jetë pak minuta pas atentatit që iu bë pranë banesës së tij.
Familjarët e ish-kryetarit të komunës së Velipojës bënë apel për ndihmë, duke ftuar të gjithë personat me grup gjaku A negativ të shkonin në Spitalin Rajonal të Shkodrës për të dhuruar gjak, por Ujka ndërroi jetë pak më vonë.
Ngjarja ka ndodhur në rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto”, në Shkodër, në afërsi të banesës së Ujkës.
Në vitet 2011-2015, Ujka ka shërbyer si kryetar komune në Velipojë që sot është njësi administrative me reformën e re territoriale.
NJOFTIMI PARAPRAK I POLICISË
“Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes”, njofton policia.
Shihni pamjet (kliko butonin Play):