AKTUALITET, 3 Prill 2024, 10:22

Tritol mobilierisë në Durrës, reagon pronari: Është hera e tretë që më sulmojnë, nuk kam asnjë konflikt

Tritol mobilierisë në Durrës, reagon pronari: Është

Në orët e para të mëngjesit të sotëm (3 mars) një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në lagjen nr.14 në  Durrës.

Mësohet se një person i maskuar me kapuç ka hedhur një sasi tritoli, e cila ka dëmtuar fasadën e biznesit, duke thyer xhamat.

Policia po këqyr të gjitha kamerat e zonës, për të identifikuar autorin, ndërsa në pyetje janë marrë pronari i mobilierisë, Artan Alla dhe punonjësit e tij, për ndonjë konflikt të mundshëm.

Në dëshminë e tij, Alla është shprehur se nuk ka konflikt me asnjë dhe se kjo është hera e tretë që e sulmojnë.

Hera e fundit ka ndodhur para dy javësh, duke theksuar se në asnjë rast autorët nuk janë zbuluar nga policia.

“Nuk kemi konflikt me asnjë. Kjo është hera e tretë që më sulmojnë. Autorët nuk janë gjetur në asnjë rast”, ka thënë Alla.