AKTUALITET, 3 Prill 2024, 09:22

Durrës, shpërthim me lëndë plasëse në një mobilieri

Durrës, shpërthim me lëndë plasëse në një

Një shpërthim ka ndodhur sot në një dyqan në lagjen nr. 14, në qytetin bregdetar të Durrësit.

Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në një mobileri në Kodër Rrashbull.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se disa persona kanë hedhur lëndën plasëse në një dyqan në këtë zonë.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarje.