AKTUALITET, 10 Gusht 2022, 20:09

Tragjedia e Himarës, nis nga Shkodra peticioni për dorëheqjen e Çuçit dhe Kumbaros

Tragjedia e Himarës, nis nga Shkodra peticioni për dorëheqjen e

Nga Shkodra ka nisur nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e ministrave të kabinetit Rama, atij të Brendshëm Bledi Çuçi, asaj të Turizmit Mirela Kumbaro dhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Peticioni vjen si hap i rradhës pas protestave të shoqërisë civile, të cilët kërkuan drejtësi për Jonadën, vajzën 7-vjeçare e cila humbi jetën nga goditja me skaf në Himarë.

Eliona Shkreli, përfaqësuese e shoqërisë civile, shprehet se përgjegjësit kryesorë duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të shkarkohen. Ajo tha se peticioni do vijojë disa ditë në pika të ndryshme të Shkodrës, ndërsa është i shtrirë edhe në qytete të tjera.

Qytetarët që në nisje i janë përgjigjur pozitivisht nismës.