TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare u nda sot nga jeta në moshën 88-vjeçare. Studiuesja Vjola Isufaj tregoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV njohjen dhe bashkëpunimin me shkrimtarin e madh, para gati dy dekadash. Studiuesja Isufaj u shpreh se vepra e Kadaresë ka tërhequr interesin për funksionin estetik të saj, e përqafueshme për stilin e tij shumë origjinal, me të cilin ai mund të barazohet me shkrimtarët më të mëdhenj.
“Unë e njoha Kadarenë në vitin 2003. Kadareja e kishte në dorë tekstin tim dhe vendosi që ta prezantojë si një stil të ri të dhe bëri një parathënie parashikuese.
Më vonë e takova pasi mbarova studimet doktorale që e botova me titullin “Rikthimi i mitit” për veprën e Kadaresë dhe ai më propozoi për një bashkëpunim bashkëautorësie për një shkrim të tij që ai e kishte nxjerrë nga arkivat të cilën unë e pashë si një lloj arkeologjie që ishte “Mjegullat e Tiranës”. Më pas më ka treguar se tre shkrimtarë francezë janë frymëzuar prej tij për “Vdekjen e Agamemnonit”, një gjetje shumë e bukur fabulore, ku ka kapur vetëm 22 sekonda midis jetës dhe vdekjes dhe Agamemnoni krijon ferrin jo me zjarre dhe llavë, por me një fshikullim psikologjik, se ai nuk ia fali vetes që si komandant i pathueshëm të vritej nga një grua.
Gjitashtu i kushtova një studim tjetër ‘Kadare në letrat franceze” pjesa e dytë e të cilit ishte studimi se si studiohet Doruntina në kolegjet e Francës. Pra 2 milionë nxënës kanë pjesë të formimit, ndër klasikët kontemporanë edhe “Kush e solli Doruntinën” të Ismail Kadaresë.
Për këto kemi bërë tre biseda që janë të botuara në këto libra, pastaj me studimin e teksteve të tij.
Kadare është dhe do të mbetet kryeshenjë e realitetit, risisë dhe identitetit shqiptar.
Ai i sjell botës jo vetëm Shqipërinë e diktaturës, por bën edhe projektimin tërësor të ferrit, të sistemit totalitar që nga kohët faraonike deri në diktaturat më moderne që i paraqiten lexuesit të sotëm. Kjo jo për botën Shqipëria ekzotike, apo Shqipëria totalitare, vepra e tij ka tërhequr interesin për funksionin estetik të saj, e përqafueshme për stilin e tij shumë origjinal, me të cilin ai mund të barazohet me shkrimtarët më të mëdhenj”- u shpreh studiuesja Vjola Isufaj.