TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Seanca për dosjen e sterilizimit është shtyrë për në 29 dhjetor, pasi ka përfunduar qëndrimi i të gjithë të akuzuarve. Në këtë datë do të jepet qëndrim nga gjykata për kërkesat e ndërmjetme dhe për gjyqin paraprak.
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka kërkuar sot heqjen e masës së ndalimit për të dalë jashtë vendit që e ka në këtë dosje duke u shprehur me fjalët “Meqë ia hoqe Berishës, ma hiq edhe mua”. Por gjykata e rrëzoi kërkesën.
Ndërkohë, shtatë të pandehur kërkuan gjykim të shkurtuar. SPAK tha se nëse pranojnë gjykimin e shkurtuar të të gjithëve (tetë të akuzuar), atëherë sugjerojnë ndarjen e çështjes. Për kërkesat e ndërmjetme si plotësimi i hetimeve dhe të tjerat dhe nëse do pranojë gjykimin e shkurtuar vendimi jepet më 29 dhjetor.