TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas një aksioni të forcave RENEA ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, janë sekuestruar dy automjete të blinduara në familjen e Bajrajve.
Rezulton se një automjet është në pronësi të një kompanie, ndërsa mjeti tjetër në emër të një shtetasi. Ndërkohë kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e familjes Bilali, ku nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Nga ana tjetër pas kontrollit të ushtruar në banesën e Izmir Sakicës, pasi nuk është gjetur asgjë, është shoqëruar në polici babai i tij, për t’u marrë në pyetje e për t’u lënë më pas i lirë.
Kontrollet u mbajtën me urdhër të prokurores Elida Kaçkini, ndërsa sipas informacioneve nga SPAK të Anila Hoxhës, mësohet se në Shkodër vazhdojnë të jenë, veç RENEA, disa grupe të forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe një grupi i forcave operacionale të policisë së shtetit, dërguar nga Tirana.