AKTUALITET, 13 Shkurt 2024, 14:51

SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për Fredi Belerin

SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për Fredi Belerin

SPAK ka dhënë sot pretencën për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 2 vite e 6 muaj burg për Belerin, i cili akuzohet për blerje votash.

Ndërkohë për Pandeli Kokaveshin u kërkua dënimi me 2 vite burgim, i cili u konvertua me 4 vite shërbim prove.

Kjo masë për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija i tij i mitur, po ashtu ka probleme shëndetësore.